Në viset pa ujë thash të gjurmohet. Dhe gjurmuesit me dy tela i shikuan vendet: i përdorën lavjerrësit, e afruan fytyrën te toka. Dhe e gjetën ujin… E hapën pusin. E bënë murin në të. Nisi të mbushej me ujë.
I lëshuar vedrat të etuarit.
Njëherë edhe unë e lëshova vedrën, ishin shumë i etur. U gërmuqa në skaj.
E pashë fytyrën time pa sy. Yjet e shuara i pashë, grindjet e mëdha, betejat.
Koha e errët që tokës po i kërcënohej
Edhe qielli i errët.
E pashë engjëllin e Zotit se si po e turbullonte ujin.
Nuk u gërmuqa më. Në kohë e bartja pamjen e mbushur me ngjarje të së ardhmes dhe me mendime ndjellakeqe. Ecja i zbathur dhe lutesha:
O, Zot! Lëshoja një sy këtij vendi!
Më përcillnin yjet, ma ndriçonin rrugën.
Ëndërroja ëndrra përplot shajni dhe ngjarje që do të na pllakosnin.
Lumenj nëntokësor të cilët rridhnin thellësive, në gjumë më shfaqeshin.
Grabitje rivalitete rreth kurorës. Vrasje ndër ta.
Pusit më nuk iu qasa. E ata që kishin shkuar te ai, thoshin se kishin parë fantazma .
Dikush edhe më tutje
Ujin e turbullonte.
Shenja të cilat qielli i dërgon…
Mbi tokën e Propartnes.
Të vdekurit kërkonin ujë.
Të gjallët iknin.
Edhe sot e quajnë me emrin tim.
Shfaqen fytyrat
E atyre që ishin pasqyruar
në ujin e tij.
Në të janë
Të gjitha etjet tona.
31 korrik 20o8
(Përktheu Zenun Rexhepi)