Mirënjohje: MOIKOM ZEQO FITUES I ÇMIMIT “TEUTA”

Moikom ZeqoLaureati i parë i çmimit ndërkombëtar “Teuta” akademiku Jevrem Brkoviq ka dhënë dje në Tuz këtë shpërblim për këtë vit shkrimtarit të njohur shqiptar Moikom Zeqos.

Shpërblimin “Teuta” e jep Shoqata rajonale e shkrimtarëve “Teuta” në kuadër të manifestimit ndërkombëtar të letërsisë “Muzat e Alpeve”.

Laureatët e mëparshëm të këtij çmimi ishin shkrimtarët: Jevrem Brkoviq, Dritero Agolli, Ramiz Kelmendi dhe Mirash Martinoviq.

Në vendimin e jurisë theksohet se laureati i sivjetmë “ka krijuar kosmologjinë e re poetike, duke thyer kufijtë e perceptimit dhe eksperiencës moderne të njeriut nëpërmjet zbulimit të papritur të veprimit të fuqive të historisë dhe përjetësisë së shumëfishtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi