Trajneri i mirënjohur Momir Millatoviq, i cili për momentin kryen funksionin e trajnerit të Klubit të basketbollit Ulqin, do të jetë trajneri i përfaqësueses së Malit të Zi të basketbollit për femra, kanë lajmëruar Vijesti.
Thuhet që Millatoviq ka arritur marrëveshjen me zyrtarët e Federatës së basketbollit dhe në funksionin e trajnerit të përfaqësueses do ta zëvendësoj Miodrag Baletiqin, të cilit në verë, pas Kampionatit evropian në Francë, i ka skaduar kontrata.
Millatoviq në nëntor të vitit 2006 është zgjedhur për trajner të basketbollisteve të Malit të Zi por këtë funksion nuk e ka kryer sepse shkoj në Kinë, kështu që shansin 2007 e fitoj Balletiqi.
Karrierën e trajnerit e ka filluar në Luboviq, ka punuar në Buduqnost, Zhelezniçar, KBF Beçej, Llovqen, FMP Zheleznik, Crvena Zvezda, KBF Buduqnost, dhe Kinë, ku ka qëndruar pesë vite.