Ulqinakja Lara Pejiq është shpallur mbrëmë “Mis Kopakabana” në manifestimin e mbajtur në këtë plazh të njohur.
Për Portalin Ul-info është thënë se përcjellësja e parë ishte Lea Fesler nga Zvicrra, ndërsa përcjellësja e dytë u zgjodh Nerima Tvrtkoviq nga Bosnja dhe Hercegovina. Çmimin “mis sharmi” e fitoi Laplume Rizlan nga Franca.
“Mis Kopakabana” u mbajt edhe këtë vit me program të pasur kulturo-artistik dhe ka plotësuar pritshmërinë e organizatorëve të cilët thanë se në këtë mënyrë tentojnë të plotësojnë ofertën në rivierën e Ulqinit.