Mis Ulqini: MË E BUKURA TAMARA NOVOVIQ

Tamara Novoviq (17) nga Ulqini u kurorëzua të shtunën mbrëmje në “Pallatin Venecia” me titullin “Mis Ulqini 2013”. Ajo këtë vlerësim e fitoj në konkurrencën e 14 kandidate.

Siç na lajmëroj organizatorja e manifestimit Alleksandra Shofranac, përcjellësja e parë ishte Jellena Shkatariq nga Podgorica, ndërsa e dyta Rosanda Rashoviq nga Tivari, derisa mis sharmi u zgjodh Sanella Turçinoviq nga Zenica.

Shofranac tha që shpreson që ky manifestim do të bëhet tradicional dhe që vitin e ardhshëm do të organizohet në nivel më të lartë.

Këtë garë e organizoi Organizata turistike e Ulqinit, ndërsa sponsor gjeneral ishte kompleksi hotelerik “Pallati Venecia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…