Organizata për sigurinë dhe bashkëpunimin europian (OSCE) ka njoftuar se ka formuar misionin vëzhgues i cili do të përcjellë zgjedhjet të cilat me 16 tetor do të mbahen në Ulqin.
Siç theksohet, vëzhguesit e këtij institucion do të përcjellin tërë procesin zgjedhor. „Kjo do të thotë se në fokusin tonë do të jetë përcjellja e regjistrimit të votuesve, fushata politike dhe harmonizimi i legjislacionit zgjedhor“, njoftohet nga OSCE.
Misioni i kësaj organizate do të jetë edhe në Tivar, Budve dhe Cetinë.