“MISS ELEGANCA ULQINI 2012” KONKURRON PËR “SUPERMODEL ALBANIA 2013”

Fituese e titullit “Miss Eleganca”, Ilda Kroni nga Shkodra po konkurron për titullin e spektaklit “Supermodel of Albania 2013”.

Ajo synon të bëhet top modele e “Victoria Secret”, kompania më e famshme e modës në botë.

Ilda ëndërron që një ditë të marrë pjesë në sfilatat e famshme botërore në New York, Milano dhe Paris për të prezantuar bukurinë shqiptare në botë.

Ilda Kroni ka lindur më 12 dhjetor 1994 në Shkodër me emrin Doroilda Kroni, me prindër Gjovalin dhe Terezina Kroni. Në moshën 3-vjeçare Ilda kanë ikur në Kretë, Greqi me familjen, ku ka jetuar për 15 vjet dhe ka studiuar informatikë dhe anglisht. Në vitin 2012 ajo është kthyer në Tiranë, ku ndjek modelizmin dhe aktrim.

Në gusht 2012 Ilda Kroni u zgjodh “Miss Eleganca”, në konkursin e modës mbajtur në Ulqin. Ndërsa në dhjetor 2012 konkurroi për “Top Model Dukagjini” ku prezantoi veshje shqiptare tradicionale si dhe fustane elegante të mbrëmjes.

Përveç modës, Ilda Kroni ka pasion edhe aktrimin, por thotë se angazhimi i parë i saj është modelimi.  Ilda ka luajtur në Teatrin famoz të Shkodrës “Migjeni” në 2013. Në verën e 2012-të punoi si asistente produksioni në xhirimin e filmit “Shqipe”, produksion i kompanisë shqiptaro-amerikane “Colored Films” në Hollivud, themeluar nga dy motrat e famshme Greta dhe Vilma Zenelaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi