“Miss Shqipëria 2014”: Një kurorë missi për Kalanë e Ulqinit

Risitë e edicionit të sivjetshëm të spektaklit të bukurisë, nga vajzat pjesëmarrëse tek anëtarët e jurisë, që do të kurorëzojnë më 27 qershor më të bukurën e Shqipërisë.Miss Shqiperia MavriqNuk është e rastit që çdo vit vjen ndryshe në formatin e këtij spektakli bukurie… Përzgjedhja e kalave dhe vendeve monumentale është një gjetje e qëllimshme nga vetë organizatorët e konkursit “Miss Shqipërisë”. Sepse, përveç kurorëzimit të më të bukurës së vendit, synohet që krahas vlerësimit të bukurisë së jashtme të mund të paraqitet edhe një formë e promovimit të turizmit dhe bukurive natyrore të Shqipërisë. Është kthyer në një traditë që në krye të herës që kur ky spektakël mori formë, për të përcjellë në sytë e publikut dhe artdashësve jo vetëm vajzën më të bukur… çka në fakt do e ravijëzonte si diçka sipërfaqësore. Ama, përveç risive, ka nga ato detaje që kanë mbetur të patjetërsuara nga viti në vit… siç është numri 31 i konkurrenteve pjesëmarrëse në “Miss Shqipëria”, harta e origjinës së të cilave është zgjeruar edhe më, duke përfshirë këtë vit edhe pjesëmarrëse nga diaspora shqiptare, si edhe vajza që kanë lindur në Itali, Greqi, Amerikë e gjetkë. Sikundër vitet e kaluara, edhe këtë herë nuk do të ketë një kryetar jurie që do të ketë veton për të zgjedhur më të bukurën e Shqipërisë. Do të jetë paneli i personaliteteve që do të vlerësojnë konkurrentet e këtij viti, ndërsa ajo më e spikatura do të përzgjidhet më 27 qershor në Kalanë e Ulqinit, në një spektakël ku do të ketë dhe shumë këngëtarë e aktorë të njohur, që do të performojnë gjatë mbrëmjes.

Surprizat e Miss Shqipëria

“Miss Shqipëria” çdo vit e ka risinë me vete, pasi fakti që zhvillohet në një kala sjell gjithë gjeografinë, historinë, traditën dhe kulturën e zonës. Këtë vit fakti që konkursi po zhvillohet në një kala shqiptare, në Ulqin të Malit të Zi, është vërtetimi se ka ardhur koha të shohim drejt së ardhmes së një bote pa kufij, ku bashkëjetojmë të gjithë. Eventi ynë prej 16 vitesh është i lidhur ngushtësisht me promovimin e vendeve të pashkelura më parë, duke u bërë ftesë të hapur të gjithëve për të vizituar këto vende të jashtëzakonshme. “Miss Shqipëria” është një gërshetim perfekt i bukurisë femërore me traditat, kulturën, historinë e lashtësinë e vendit tonë, brenda dhe jashtë kufijve zyrtarë. Turi i këtij viti ka nisur me çeljen e Botërorit në plazhin e Durrësit, pastaj në qytetin e Vlorës, në Karaburun me anijet turistike, që tashmë janë një realitet i bregdetit shqiptar duke populluar detin dhe duke u dhënë turistëve mundësitë për të vizituar Sazanin dhe Karaburunin…”, thotë skenaristja Alda Bida, bashkëshorte e regjisorit Petri Bozos. Ndër vite për organizatorët e spektaklit ka pasur momente mbresëlënëse, të cilat rezistojnë në kujtime, sikundër ka pasur edhe të tjera që, pse jo, i kanë bërë të rrudhin buzët. Sepse mes konkurrenteve ka pasur ndër vite nga ato që kanë këmbëngulur për të rimarrë pjesë në “Miss Shqipëria&”, edhe pse në tentativën e parë tyren ato kanë dështuar… Thënë ndryshe, të fiksuara për të qenë pjesë e këtij spektakli bukurie, ato kanë pretenduar të jenë konkurrente me çdo kusht.”Ka vajza që janë të fiksuara për tu bërë pjesë e “Miss Shqipëria” dhe, me gjithë moshën e tyre, 16 apo 25 vjeç, vijnë në audicione, madje kërkojnë llogari deri në fund se përse nuk janë pranuar…Ndër to ka që thonë se të tjerat që janë bërë pjesë kanë paguar para. Vlen për tu theksuar fakti se asnjë nga konkurrentet nuk paguan, madje të gjitha veshjet, uniformat, qëndrimi në hotel, ushqimi, veshjet e spektaklit e gjithçka është detyrë e organizatorëve”, vijon Bida.

Juria e spektaklit

Spektakli këtë vit do të jetë me të vërtetë rrok. Nga Elton Deda te Redon Makashi e Aleksandër Gjoka, do të jenë pjesë e spektaklit. Pa harruar përfaqësuesit e muzikës së lehtë shqiptare, si motrat Libohova e të tjerë këngëtarë shqiptarë, të gjithë do të jenë pjesë e performancës gjatë natës finale më 27 qershor, duke menduar që të pranishmëve gjatë eventit tu ofrohet një mbrëmje e stiluar mes bukurisë e hireve femërore, njëherësh edhe spektaklit artistik që do të ofrojnë këngëtarët e ftuar. E ndërsa emrat dhe portretet e vajzave konkurrente në “Miss Shqipëria 2014” janë bërë të ditura falë sitit elektronik të këtij spektakli, emrat e anëtarëve të jurisë janë kërshëri më vete… ”Anëtarët e jurisë nuk janë thjesht të ulur si vlerësues, por kanë më shumë prezencë e pjesëmarrje në eventin e “Miss Shqipëria&”, kjo për vetë karrierën e tyre, si dhe eksperiencat televizive që ata kanë. Disa prej emrave të jurisë janë Kledi Kadiu, Virgjil Kule, Holta Dulaku, Arlinda Dudaj, Amarda Toska dhe Ylljet Aliçka”, përfundon Alda Bida.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…