Miss Shqipëria: 31 FINALISTE NË ULQIN

Prej 16 vitesh bukuria femërore gërshetohet me atë të trashëgimisë tone, ndaj edhe në këtë edicion “Miss Shqipëria” nuk ndryshon formule, raporton Vizionplus.tv. Gara më e rëndësishme e bukurisë në vend, një organizim i “Deliart Assosiation” në bashkëpunim me Vizion Plus do të zhvillohet këtë vere në Kalanë e Ulqinit. Petri Bozo, producent i spektaklit tregon arsyen pse u zgjodh kjo pjesë e trashëgimisë, e cila edhe pse jashtë kufijve gjeografik të vendit është një zonë shqiptare.Miss ShqipeiaEdhe pse finalja e 27 qershorit duket e largët, elementet e garës së bukurisë tashmë janë përcaktuar. Bozo zbulon skenografinë dhe drejtorin e fotografisë, italianin Franco Ferrara. Ndërkohë që regjistrimet online në faqen e “Miss Shqipërisë” vijojnë deri më 25 maj, e më pas nis faza e përzgjedhjes së 31 finalisteve në ambientet e “Concord Center” në Tiranë.

Duke ruajtur traditën edhe këtë 2014-të, “Miss Shqipëria” do të organizojë një tur të promovimit të vlerave turistike përmes bukurosheve pjesëmarrëse. Për Bozon i cili e ka kthyer përzgjedhjen e të bukurës në atë çka di të bëjë më mirë, suksesi i “Miss Shqipërisë” qëndron pikërisht tek ky pasion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi