Një nga revistat më të njohura botërore të dedikuara muzikës vallëzuese, “Mixmag”, në edicionin e vet të shtatorit i dha hapësirë Southern Soul Festivalit (SSF).
Në shpjegimin e festivalit të Ulqinit, revista thekson se SSF gjendet në njërën nga zonat më piktoreske të Europës dhe ofron përzgjedhje muzikore me të cilën mund të vallëzosh, por edhe “të pushosh dembelçe në plazh”.
“Në listën e performuesve janë muzikantët e shkëlqyer për të cilët nuk keni dëgjuar asnjëherë, gjersa perëndimit të diellit në Ulqin nuk i afrohet as ai në Tomorowland”, thuhet në tekst, ndërsa si mangësi theksohen “sulmet e mushkonjave të shumta”.