Mjekësia: DR ABAZOVIQ PREZANTOI METODAT E REJA TË MJEKIMIT TË PLAGËVE

Xhihan Abazoviq, Dzihan AbazovicSpecialisti i mjekësisë urgjente pranë Entin për Ndihmë urgjente mjekësore të Malit të Zi, dr Xhihan Abazoviq, ka marrë pjesë këtë fundjavë në tubimin e madh ndërkombëtar, i cili është mbajtur në Beograd.

Në Kongresin e dytë për mjekimin e lëndimeve me pjesëmarrje ndërkombëtare, ai me një grup kolegësh nga qendrat e mëdha klinike të regjionit, ka prezantuar referatin “Protokollet dhe njohurit bashkëkohore për përdorimin e mjekësisë rigjeneruese dhe terapive autologe si qasje e re për mjekimin e plagëve kronike”.

Prezantimi ti tij për mjekimin e plagëve kronike nëpërmjet plazmës së pasuruara me trombocite (PRP) ka ngjallur interesim të madh të pjesëmarrësve të tubimit. “PRP ndahet nga mostra e gjakut të vet me teknologji të sofistikuar kështu që produkti final përmban faktorë rritës në përqendrime të larta”, tha dr Abazoviq duke theksuar që përveç për shërimin e plagëve natyrore, kjo metodë aplikohet edhe në fushën e ortopedisë, mjekësisë sportive dhe asaj estetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi