Profesor Dr. Herman Erlig nga Bergakademia në Frajburg të Gjermanisë tha se Mali i Zi në nëndetin e tij ka mundësi të jashtëzakonshme për prodhimin e ilaçit antiviral dhe antibakterial, i cili mund të prodhohet nga i ashtuquajturi “sfungjeri i artë”, ndërsa mendon se ai është efikas edhe në luftën kundër koronavirusit Covid 19.
Duke iu përgjigjur pyetjes se a mund të shërojnë substancat nga “sfungjeri i artë” të infektuarit nga korona virusi, Dr. Erlih u përgjigj pozitivisht.
Në habitatin e vet natyror, në fundin e detit Adriatik, ai ndriçon i verdh. Prej këtu rrjedh edhe emri sfungjeri i artë.