Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj takoi kryetarin Nimanbegu

Modelja më e njohtura shqiptare në botë Emina Çunmulaj zhvilloi takimin me kryetarin e Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu dhe bashkëpunëtorët e tij. 
Modelja që njihet në opinionin e gjërë si pjesë e nismave humanitare dhe për aktivitete të tjera që në fokus kanë femrën shqiptare dhe afirmimin e saj, me kryetarin Nimanbegu bisedoi për realizimin e disa aktiviteteve në Ulqin.
Në takim u tha se Ulqini për herë do të mbështesë iniciativat kulturore që afirmojnë qytetin mijëvjeçar të Ulqinit, krijuesit dhe artistët e që janë në funksion të zhvillimit të turizmit.
Kryetari Nimanbegu falenderoi posaçerisht Çunmulaj për aktivizmin e saj shoqëror i cili është në dobi të gjithë komunitetit shqiptarë në botë por edhe në Ulqin.
Në takim poashtu u diskutua për bashkëpunimin e mundahëm mes qytetit ku jeton Çunmulaj dhe Ulqinit.

Me respekt,
Kabineti kryetarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi