Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini deklaroi se mbrojtja e Kripores së Ulqinit do të mbesë temë e rëndësishme në bisedimet e BE-së me Malin e Zi, duke përfshirë edhe kapitullin 27, i cili ka të bëjë me mjedisin jetësor.
Ajo, siç transmeton “Vijesti”, tha se Kriporja është pikë e rëndësishme në negociatat me BE-në.
”Komisioni Evropian do të vazhdojë të përcjellë me kujdes të gjithë ngjarjet që kanë të bëjnë me Kriporen e Ulqinit dhe mbrojtjen e saj”, shkroi ajo në përgjigjen e letrës të cilën e dërguan EuroNatur-i, BirdLife Internationa, CZIP, MANS dhe Shoqata “Martin Schneider – Jacoby”.