Drejtori ekzekutiv i Monitoring grupit (MOGUL) Xhemal Peroviq i dërgoi letër kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe kryetarit të Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti në të cilën ka kërkuar prej tyre që në rend të ditës të seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit lokal të vendoset dhe diskutimi dhe miratimi i përfundimeve për Draftin e Planit hapësinor-urbanistik të kësaj komunë.
Duke konstatuar që në dhomën më të madhe të përfaqësuesve komunal duhet të arrihet konsensusi sa më i gjerë rreth këtij dokumenti, ai thekson që PHU, në versionin final, duhet të jetë rezultat i vullnetit dhe interesit të qytetarëve të Ulqini, i cili do të shprehet në Kuvendin komunal.
„Kjo çështje patjetër është në kompetencë të Kuvendit komunal dhe, duke mos hyrë në mënyrën si ky vendim në vitin 2009 i është dhënë pushtetit qëndror, besojë që pa qëndrimin e tij do të kishim invaliditet në vendosje“, vlerëson Peroviq dhe shpreh gatishmërinë që MOGUL të jap kontributin maksimal diskutimit dhe të ndihmojë në formësimin e përfundimeve të cilët pastaj do ti dërgoheshin përpunuesit të Planit dhe Ministrisës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, si qëndrim unik i komunës së Ulqinit.