Me 10 dhjetor, Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Monitoring grupi Mogul ka deklaruar që “niveli shqetësues i korrupsionit në nivelin lokal dhe regjional, në segmente të rëndësishme rrezikon të drejtat e njeriut tek një numër i madh i qytetarëve”.
Thuhet që me “vendimet më të reja të dirigjuara të organeve gjyqësore rrezikohet e drejta në shfrytëzimin e lirë të pronës në zonën e të mirave detare”. “Kjo është edhe një provë që në Mal të Zi nuk ekziston gjyqësori i pavarur, i cili është, sipas definicionit, garant i mbrojtjes të të drejtave të njeriut”, tha për UL-info drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq.
Ai shtoi që në planin global kohën e fundit sidomos është shqetësues problemi i përgjimit të miliona njerëzve.