“Mogul”: “ME PËRGJEGJËSI PËR ULQIN” KUNDËR KORRUPSIONIT

Xhemal PeroviqMonitoring group Ulqin – Mogul, të hënën me 28 maj 2018 , në 12h, në zyrën  e Mogul/it, organizon prezantimin për media të Projektit „Me përgjegjësi per Ulqin“.

Qëllimi i Projektit është rritja e transparencës së punës së pushtetit vendorë dhe lufta kundër korupsionit në nivelin lokal, si dhe kyçja e organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve në këto aktivitete.

Në konferencë do të marr pjesë dhe krytari i Komunës z/ Loro Nrekiq.

Me një vargë aktivitetesh gjatë gjashtëmuajëve, Mogul do të kontribuojë në rritjen e vetëdijes së komunitetit për problemin e korupsionit në Ulqin, duke informuar opinionin për pasojat që ka dhe që mund të ketë për komunitetin lokal,në rritjen e kapaciteteve për mënyrën dhe metodat e mbikqyrjes dhe identifikimin e korupsionit dhe për realizimnin e masave antikoruptive dhe rritjen e transparencës së punës së pushtetit vendorë, dhe duke analizuar efektete mekanizmave dhe masave që ka ndërmarrë komuna e Ulqinit deri tani.

Projekti„Me përgjegjësi per Ulqin“, mbështet nga programi „Ta vendosim korrupsionin në muze“ i cili realizohet në partneritet me Qendrën për edukim qytetarë CGO, në bashkëpunim me Qendrën për monitorim dhe hulumtime -CEMI, OJQ Bonum nga Plevla, OJQ Ul-Info nga Ulqini dhe OJQ Za Druga nga Petrovci, dhe në bashkëpunim me Min. e administratës publike dhe Agjencinëpër parandalimin e korrupsionit, me mbështetjen financiare nga Delegacioni i BE në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…