Nga Organizata joqeveritare MOGUL kanë njoftuar se vazhdon pastrimi i Pyllit të pishave në Meteriz.
“Po lirohet ambienti i mrekullueshëm, freski e vërtet për këtë pjesë të qytetit! Po krijojmë kushtet për një park te rregulluar”, pohojnë nga kjo OJQ.
Ato ftuan institucionet kompetente, arkitektët e peizazhit dhe profesionistët tjerë që të shëtisin në këtë hapësirë, ta shohin dhe të propozojnë zgjidhje.
Banorët e kësaj pjese të Ulqinit kanë thënë po ashtu se duhet të revitalizohet Pylli i pishave dhe të bëhet pista e shëtitjes deri tek Çinari dhe më tej kah Limani dhe Bashbylyku.