MOGUL për Ligjin për planifikim: RREZIK I RI PËR VALDANOSIN DHE KRIPOREN

Xhemal PeroviqKumtesë për opinion e Monitoring grupit Ulqin – MOGUL, të cilën e nënshkruan drejtori ekzekutiv Xhemal Peroviq.

Propozimi i Ligjit për planifikim të hapësirës i cili, përkundër vërejtjeve të shumta të profesionistëve, hyri në procedurën kuvendore, paraqet edhe një rrezik për hapësirën e cila është resursi më i vlefshëm i Malit të Zi dhe në veçanti i komunës së Ulqinit.

OJQ MOGUL i bashkëngjitet kritikave masive ndaj këtij ligji të cilët kanë të bëjnë me centralizimin e paparë deri tani në aspektin e sjelljes së vendimeve dhe qëllimin e Qeverisë që komuna në tërësi të ju marr një nga mjetet kyçe për zhvillimin e komuniteteve lokale.

Ne në Ulqin e kemi ndjerë në lëkurën e vet si duket kur dikush tjetër e planifikon hapësirën në vend të nesh – kemi shembullin e Planit hapësinor të Komunës të cilin na e „dhuroi“ Qeveria dhe kujtojmë mirë se si janë sjellë kur na e prezantuan në sallën e mbushur plotë të Komunës.

Ulqinakët në kushtet e zgjidhjeve të deritashme ligjore e kanë mbrojtur fuqishëm Valdanosin, Kriporen, Adën…Kemi organizuar aksione për kthimin e vijës së të mirave detare në korniza të arsyeshme dhe ligjore. Tani me ligj të ri Qeveria do të sjell vet vendimet për tërë hapësirën. Plaçkitja do të „legalizohet“.

Kumtesën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi