MOGUL: PETICIONI PËR SHPALLJEN E VALDANOSIT ZONË TË MBROJTUR

Mogul, Valdanos, ProtestValdanosi është simbol i Ulqinit, komponim unik i ndikimit të natyrës dhe dorës së njeriut dhe prandaj është e nevojshme që i tërë ky gji, duke përfshirë edhe nëndetin, të shpallet zonë e mbrojtur, njoftuan nga Monitoring grupi Ulqin (MOGUL).

Thuhet që së shpejti do të fillojë grumbullimi i nënshkrimeve të qytetarëve, ndërsa pas kësaj iniciativa për shpalljen e Valdanosit park të natyrës do të dërgohet në Parlamentin lokal.

Plazha në gjirin e Valdanosit është shpallur përmendore e natyrës në vitin 1968.

“Beteja për shpëtimin dhe ruajtjen e Valdanosit nuk ka përfunduar. Sot duhet të vazhdojmë me vendosmëri akoma më të madhe. Rreziku i ri i kanoset të gjithë resurseve tona hapësinore. Ligji i ri për planifikim hapësinor i zbulon plotësisht ambiciet e atyre që kanë shkatërruar ekonominë e Ulqinit, që me resurset tona më të shtrenjta të disponojnë pa ndikimin e qytetarëve dhe të vetëqeverisjes lokale”, shtojnë nga MOGUL-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi