Të hënën në Ulqin u prezantua projekti„Me përgjegjësi per Ulqin“, i mbështetur nga programi „Ta vendosim korrupsionin në muze“ i cili realizohet në partneritet me Qendrën për edukim qytetarë CGO, në bashkëpunim me Qendrën për monitorim dhe hulumtime -CEMI, OJQ Bonum nga Plevla, OJQ Ul-Info nga Ulqini dhe OJQ Za Druga nga Petrovci, dhe në bashkëpunim me Min. e administratës publike dhe Agjencinëpër parandalimin e korrupsionit, me mbështetjen financiare nga Delegacioni i BE në Mal të Zi.
Qëllimet e Projektit:
- Rritja e transparencës së punës së pushtetit vendorë dhe lufta kundër korupsionit në nivelin lokal
- Kyçja e organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve në luften kunder korupsionit.
Me një vargë aktivitetesh gjatë gjashtëmuajëve, Mogul do të kontribuojë në rritjen e vetëdijes së komunitetit për problemin e korupsionit në Ulqin, duke informuar opinionin për pasojat që ka dhe që mund të ketë për komunitetin lokal.
Aktivitetet:
- Hulumtim/Anketë mbi perceptimin e qytetarëve për korupcionit
- Hulumtim/Anketë mbi perceptimin e qytetarëve për Planin e integritetit
- Tv emision me temën – korupsioni
- shpërndarja e fllajerëve me informata të rëndësishme për qytetarët, që kanë të bëjnë me korupsionin në nivel lokal
- hartimi dhe emitimi i tv spoteve për korupsionin
- Organizimi i ekspozitës me rastet e korupsionit në komunën e Ulqinit
- Trajnim për përfaqësuesit e shoqërisë civile
- Tryezë e rrumbullakët








