Mogul: VËREJTJE NË DRAFTIN E PHU-SË

1. Në Gjirin e Valdanosit, në këtë fazë, nuk duhet planifikuar kurrfarë ndërtimesh të kapaciteteve turistike, për shkak të qëllimeve të kapitalit të pistë, të shprehura haptas, që kjo hapsirë të shkretohet përfundimisht për ndërtimin e kompleksit turistik të tipit të mbyllur, që nuk do të ishte në interes të komunitetit lokal dhe shkatërron Ullishtën mijëvjeçare e cila është e mbrojtur me Ligj. Për shkak të historisë së njohur si “afera e Valdanosit”, Komuna duhet të bëjë përgatitje për një referendum qytetarë për Gjirin  e Valdanosit dhe për hartimin e Studimit të mbrojtjes së tij.

(Hapi i parë duhet të jetë kthimi ligjorë i pronave dhe revitalizimi i Ullishtës)

2. Gjiri i Valdanosit duhet të planifikohet si Park nënujorë i natyrës, sepse është zonë arkeologjike e pahulumtuar, habitat për shumë specie të peshqëve, midhjeve, gaforreve, barit të detit posedia okeanika, etj.

3. Në territorin e komunës  së Ulqinit nuk duhen planifikuar katër marina(?!). Sidomos marinat e planifikuar në Port Milenë, Bunë dhe Gjirin e Valdanosit janë në konflikt me postulatet për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Dihet  se marinat janë ndotëse të mjedisit, a këto zona janë habitate të rëndësishme për peshq dhe shpendë dhe dallohen pejsazhe mesdhetare. Komunës gjithsesi i duhet një marinë me kapicitet të vogël për nevojat e qytetarëve dhe turistëve.

4. Nuk guxohet të planifikohet ndërtimi i terreneve të golfit në zonën e Plazhit të madh, ndërsa në Malin  e Brisë ose në cilëndo zonë tjetër  duhet të jenë në Plan të parashikuara masa mbrojtëse bashkohore të cilat garantojnë mbrojtjen e mjedisit jetësor në një gjërësi prej disa kilometrash. Duke pasur parasysh që një gjë e till nuk është në plan për terrenin e golfit në Malin e Brisë, atëherë ajo duhet përmirësuar.

5. Në pjesën e Plazhit të Madh ( Shpatulla) nuk duhet të planifikohet ndonjë intervenim, as në infrastrukturë- Shpatulla duhet të  mbrohet si pyll i paprekur.

6. Me kujdes të planifikohet raporti i ndërtimeve dhe sipërfaqeve të gjelbërta prapa hotel Albatrosit, duke respektuar konventat ndërkombëtare për bregdetin dhe sidomos duke respketuar rradhitjen sipas të cilës duhen mbrojtur zonat pyjore të vlefshme. Mos të planifikohet sipas pronësisë së parcelave hapsirat për ndërtim, siç vërehet  në Draftin e Planit.

7. Zona e Kripores duhet të mbetët e njëjtë si në Draftin e këtij plani, fabrika për prodhimin e kripës dhe oaza e gjelbërt, që e gjithë ornitofauna të mbrohet, me mundësinë e valorizimit edhe për qellime turistike. Shkalla e mbrojtjes – Monument natyror.

8. Para miratimit të këtij Plani të harmonizohen dallimet dhe kontradiktat të cilët janë paraqit në draft të planit Hapsinor me dedikim të veçantë, për zonën e bregdetit të Malit të Zi (PPPNOP CG). Sipas disa zgjidhjeve që gjenden sot në atë Draft, ky Plan, përndryshe i nivelit më të ulët, do bëhej i pakuptimtë.

Ulqin, 16. shtator 2014                                                                                Grupi i Monitorimit Ulqin- Mog-UL

Xhemal Peroviq, Drjetori ekzekutiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi