MONEDHA E ULQINIT

 

Ulqini si qytet i lashtë gjallëron që nga periudha e neolitit e deri në ditët e sotme. Kishte ngritjet dhe rëniet mirëpo gjithmonë i ka bërë ballë sfidave.

Nga mesjeta e kemi të njohur faktin se Ulqini kishte statusin e vet e gjithashtu edhe ka bërë prerjen e monedhave të veta. Deri më tani janë të njohura 4 prerje monedhash dy prej të cilave mbajnë mbishkrimin CIVITAS DULCINI. Ngakatalogu i monedhave (Dobriniç, fq. 151) dijmë për ekzistencën e tri monedhave, ku njëra prej tyre, më e rralla,nga dita e djeshme 21.12.2022 është bërë pjesë e koleksionit të monedhave të G.Çitakut.

Kjo monedhë erdhi në Ulqin falë angazhimit dhe hulumtimit të dashamirit të kulturës dhe traditës së qytetit të Ulqinit si dhe ndihmës së çmueshme materiale të Organizatës Turistike të Ulqinit, drejtorit të saj z.Qazim Hoxhës si dhe kompanive Cungu dhe Agris nga Ulqini. Duke njohur vlerën e monedhës së rrallë u bë e mundur që pas afro 700 vitesh kjo monedhë të vijë në vendin e origjinës. Jemi mirënjohës angazhimit të çdonjërit