Që në qershor kishte shumë më shumë mysafirë se vitin e kaluar dëshmojnë dhe të dhënat e Monstatit. Siç është deklaruar sot nga Enti shtetëror për statistikë, gjatë qershorit në këtë komunë zyrtarisht kanë qëndruar 17 269 mysafirë, të cilët realizuan 88 512 fjetje, apo dhjetë mijë më shumë se në të njëjtin muaj vitin e kaluar.
Gati 90 për qind e mysafirëve të cilët pushojnë në rivierën e Ulqinit janë të huaj.
Sipas treguesve më të rinj, sipas numrit të turistëve Ulqini tani është në vendin e dytë në vend, mbas Budvës, që do të thotë që e ka tejkaluar Tivarin dhe Herceg-Novin të cilët vitin e kaluar ishin larg para komunës tonë.