Monstat: NË ULQIN KATËR MIJË NJERËZ MË PAK SE NË VITIN 1991

Ulqini është i vetmi qytet në Bregdet i cili ka më pak banorë se para 25 vitesh, tregojnë rezultatet e Monstatit.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 1991 në këtë komunë kanë jetuar 24.217 banorë, ndërsa 2,5 dekada më vonë vetëm 20.081. Kjo o të thotë se numri i banorëve në këtë periudhë ka rënë për 4.136 persona, gjegjësisht për një të gjashtën.

Njëkohësisht është rritur numri i votuesve të cilët janë 19.735, ose vetëm 346 më pak se numri i përgjithshëm i banorëve.

Diç më pak se katër mijë banorë në Ulqin janë ato që kanë nën 18 vjeç, që do të thotë se të drejtë vota kanë rreth 3,5 mijë persona të cilët nuk jetojnë në këtë komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…