Me aktivimin e programit Europa tani në Ulqin janë rritur pagat dhe punësimi, tregojnë të dhënat e Monstat-it.
Paga mesatare në Ulqin në muajin mars ishte 582 euro, që është 155 euro më shumë se në mars të vitit 2021.
Më e rëndësishme është që në mars të këtij viti ishin 5.206 persona të punësuar, ose 800 më shumë se në të njëjtin muaj vitin e kaluar.