Prej fillimit të krizës së koronës numri i të punësuarve në Malin e Zi u zvogëlua për rreth 15.000.
Duke u bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë – Monstat, prej marsit të këtij viti numri i punësuarve në Ulqin u zvogëlua për 398.
Të dhënat e këtij institucioni tregojnë se në këtë komunë në gusht ishin të punësuar 4.242 persona, ndërsa paga mesatare ishte 425 euro, gjegjësisht më e ulëta në vend.