Monstat: Numri i banorëve në Ulqin është rritur, më shumë edhe shqiptarë në Mal të Zi

Rezultatet e Regjistrimit të popullsisë, i cili është bërë në fund të vitit të kaluar, tregojnë se popullsia e Ulqinit është rritur.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave – Monstat, në territorin e komunës së Ulqinit jetojnë 20.507 banorë, ose 586 më shumë se 13 vjet më parë, kur është bërë regjistrimi i mëparshëm i popullsisë.

Mosha mesatare e qytetarëve të Ulqinit është 40.7 vjet, që është një vit më shumë se në nivel shtetëror.

Nga Monstati gjithashtu u tha se në Mal të Zi jetojnë 30 978 shqiptarë, gjegjësisht 4,97 për qind e popullsisë, që është 0,6 për qind më shumë se në vitin 2011.

Shqipja flitet nga 5.25 për qind e popullsisë në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi