Enti shtetëror për statistikë – Monstat ka njoftuar se në shkurt të këtij viti paga mesatare në Ulqinit ishte saktësisht 400 euro.
Kjo, siç theksohet, është për një për qind më shumë se në të njëjtin muaj vitin e kaluar.
Por, paga mesatare në Ulqin është më e ulëta në vend. Kështu, për shembull, paga mesatare në këtë muaj në Budve është më e lartë për 79 euro, në Tivar për 86, në Podgoricë për 114, në Tivat për madje 200 euro më e lartë se në Ulqin.
Përndryshe, në shkurt në komunë të Ulqinit ishin të punësuar 4.150 persona apo për 4,3 për qind më shumë se një vit më herët.