Muajin e kaluar paga mesatare në Ulqin ishte 454 euro ose 55 euro më shumë se në prillin e vitit të kaluar, njoftohet nga Enti Shtetëror për Statistikë – Monstat.
Paga mesatare në Mal të Zi në prillin e këtij viti ishte 521 euro.
Nga Monstat-i thonë se në muajin prill në Ulqin ishin 4.601 të punësuar.