Paga mesatare në Ulqin në korrik të këtij viti ishte 41% më e lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës – Monstat.
Gjegjësisht, paga mesatare në këtë komunë në korrik ka qenë 618 euro, pra gati 200 euro më shumë se një vit më parë.
Paga mesatare në Mal të Zi në korrik ishte 714 euro.