Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë – Monstat, paga mesatare në shtator në Ulqin ishte 422 euro.
Ky tregues tani në komunë të Ulqinit arrin rreth 90 për qind të pagës mesatare në vend, kështu që Ulqini, në këtë aspekt, nuk ndodhet më në vendin e fundit në nivel shtetëror.
Por, këtë nuk po e përcjellin treguesit e punësimit. Muajin e kaluar në Ulqin ishin 4397 persona të lajmëruar që punonin, apo katër për qind më pak se një vit më parë.









