Edhe muajin e kaluar vazhdoi trendi rritës i pagës mesatare në Ulqin, tregojnë të dhënat më të reja të Entit shtetëror për statistikë Monstat.
Në tetor të këtij viti paga mesatare në këtë komunë ishte 436 euro dhe është më e madhe për rreth 13 për qind se në të njëjtin muaj vitin e kaluar.
Përndryshe, në tetor paga mesatare në Budvë ishte 476, ndërsa në Podgoricë 504 euro.