Monstat: PAGA MESATARE NË ULQIN VAZHDON TË JETË MË E VOGLA NË VEND

Ulcinj, Ulqin, PanoramaTë dhënat zyrtare të Entit shtetëror për statistikë Monstat tregon që edhe në muajin e fundit të vitit të kaluar paga mesatare në Ulqin ishte më e ulëta në vend dhe që akoma nuk e kalon nivelin e 400 eurove, gjë që nuk është rast në asnjë komunë tjetër në Mal të Zi.

Paga mesatare e Ulqinakëve në dhjetor ishte 390 euro, dhe ishte për 15 euro më e ulët se paga mesatare në Andrijevicë.

Paga mesatare në Tivar muajin e kaluar ishte 430 euro, në Budva 467, në Podgoricë 508, derisa pagat në Tivat ishin mesatarisht më të mëdha në vend – 637 euro për një të punësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi