Sipas të dhënave zyrtare të Entit shtetërorë për statistikë – Monstat, në tetë muajt e parë të këtij vit në rivierën e Ulqinit kanë pushuar 940 mijë mysafirë apo dhjetë për qind më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.
Tregjet turistike që para tre dekadash ishin më të rëndësishmet për Ulqin tani janë gati të parëndësishme.
Analizat po ashtu tregojnë që gjatë korrikut dhe gushtit në Ulqin janë shënuar gati 800 mijë fjetje, që do të thotë që gjatë nëntë muajve realizohen gati tre të katërtat e numrit të përgjithshëm të fjetjeve.
Sikur të ndodhë diçka e ngjashme në ndonjë qytet tjetër bregdetar në Mesdhe, sezoni do të shpallej katastrofë elementare! Për këtë arsye në Ulqin nga turizmi nuk jetohet tash 20 vite, por me “këtë infuzion” mbijetohet më lehtë.