Të dhënat vjetore të Entit shtetëror për statistikë – Monstat tregojnë se në Ulqin po rritet numri i popullsisë.
Sipas vlerësimit të këtij institucioni, në territorin e kësaj komune jetojnë 20.073 banorë.
Në numërimin e fundit të popullsisë në vitin 2011 në Ulqin ishin 19.921 banorë.
Monstat po ashtu pohon se numri i studentëve nga Ulqini po rritet. Në vitin shkollor 2014/2015 ishin 512 njerëz të ri të cilët studiuan, gjegjësisht tetë për qind më shumë se një vit më herët.