Në gjysmën e parë të këtij viti shënohen trende të pafavorshme demografike në territorin e komunës së Ulqinit, mund të konkludohet nga raporti më i ri i Entit shtetëror për statistikë – Monstat.
Kështu, për shembull, prej janarit deri në korrik të këtij viti nga Ulqini janë larguar 77, ndërsa erdhën 58 persona.
Nga ky raport po ashtu mësojmë se në gjysmën e parë të këtij viti në Ulqin vdiqën 116 persona, derisa njëkohësisht lindën 113 fëmijë. Prej të cilëve, 65 janë djem, ndërsa 48 vajza.