Enti shtetërorë për statistika – Monstat ka publikuar që gjatë gushtit në rivierën e Ulqinit kanë pushuar 54 216 mysafirë, të cilët në mesatare kanë qëndruar diçka më shumë se nëntë ditë. Ato, siç lajmërojnë nga ky institucion, kanë realizuar gjithsej 505 mijë fjetje, që është nëntë për qind më shumë se vitin e kaluar në të njëjtin muaj.
Numri më i madh i mysafirëve që kanë qëndruar në Ulqin ishin nga jashtë shtetit, 82 për qind.
Me numrin e përgjithshëm të fjetjeve të mysafirëve Ulqini në nivelin e Malit të Zi në gusht ka marr pjesë me 13,4 për qind, ndërsa me numër të mysafirëve rreth 11 për qind.