Sipas të dhënave zyrtare të Entit shtetëror për statistikë, në tetë muajt e parë të këtij viti në Ulqin mesatarisht ishin të punësuar 4721 persona. Kjo është pak më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar (4650).
Kjo po ashtu do të thotë që në këtë komunë punojnë rreth 75 për qind të popullsisë aktive.
Vetëm një e treta e të punësuarve janë femra.
Numri më i madh i Ulqinakëve punojnë në turizëm dhe hoteleri (rreth 17 për qind), si dhe në tregti me shumicë dhe pakicë (rreth 14 për qind).