Të dhënat e Entit shtetërorë për statistikë – Monstat, në të cilat kishte qasje Portali UL-info, kanë treguar që në vitin 2013 në Ulqin kanë pushuar 5,5 mijë mysafir më pak se një vit më herët, por janë realizuar më shumë fjetje.
Zyrtarisht në rivierën e Ulqinit vitin e kaluar kanë pushuar diçka përmbi 118 mijë mysafirë, ndërsa në vitin 2012 ky numër ishte 124.562 mijë. Pozitive është që përkundër kësaj janë realizuar madje 88 mijë fjetje më shumë, do të thotë që turistët mesatarisht kanë qëndruar në Ulqin 1,5 ditë më shumë se në vitin 2012.
Sipas këtyre të dhënave zyrtare, Ulqini realizon rreth dhjetë për qind të xhiros së përgjithshme turistike në Mal të Zi.