Gëzim Mavriqi nga Ulqini, i cili momentalisht jeton dhe punon në Njujork (SHBA), deri tani na magjepsi me video klipet turistike nga Ulqini, ndërsa tani publikoi xhirimet më të bukura të bëra në tërë Malin e Zi.
Kanali i tij në YouTube u pasurua me një tjetër përmbajtje të mrekullueshme në të cilën janë përfshirë pothuajse të gjithë pjesët më të bukura në Mal të Zi, si rrallë në ndonjë video tjetër.
Ulqinaku i cili tash një kohë të gjatë merret me fotografi, ndërsa vitet e fundit edhe me videografi, punimin e vet të fundit e quajti “Montenegro – Wild beauty”.