Në Montenegrobursë (Montenegroberza) këtë javë janë dobësuar aksionet e Kripores 4,2 për qind dhe tani kanë vlerën 2,3 euro.
Administrata në falimentim e kësaj ndërmarrje nga Ulqini punëtorët e së cilës janë në grevë nga 20 janari për shkak të pagave të papaguara dhe eksperiencës së punës të palidhur, ka ftuar të gjithë të interesuarit që në afatin prej 15 ditëve të japin ofertat për bashkëpunim afarist-teknik për organizimin e procesit të punës apo për marrje me qira të të gjithë kompleksit tekniko-teknologjik në periudhën e grumbullimit të sivjetmë të kripës.
Për problemet e Kripores nesër do të bisedohet në Komisionin për përcjelljen e procesit të privatizimit në Kuvendin e Malit të Zi, ndërsa të premten në Këshillin për ekonomi.