Shefi i Bankës evropiane për rinovim dhe zhvillim (EBRD) në Mal të Zi, Gjulio Moreno ka thënë që çdo projekt në infrastrukturë është shumë i rëndësishëm për Mal të Zi, sidomos ato që rrisin qasjen e ofertës së saj turistike.
“Meqë janë prioritet, mendojë që ishte shumë më e rëndësishme të ndërtohen rrugët dytësore (bypass) të qyteteve bregdetare”, tha Moreno në intervistë për Dnevne novine, dhe sqaroi: “Nëse e shikoni bregdetin malazez, ekziston problemi shumë i madh në komunikacion, çdo qyteti në bregdet, prej Ulqinit deri në Herceg-Novi i nevojitet rruga dytësore”.
Shefi i EBRD shtoi që shumëçka mund të bëhet në infrastrukturën e Malit të Zi duke theksuar se këto projekte, banka të cilën ai drejton, dëshiron ti financoi.








