Mot i keq: SKENA FILMIKE TË PËRMBYTJEVE

Pjesa e madhe e Ulqinit ishte të enjten nën ujë. Shiu, i cili gati pa ndalim binte plotë 18 orë, ka përmbytur pjesën më të madhe të qytetit, nga ndërtesa e komunës në drejtim të Adës së Bunës.

Uji ka hyrë në shkolla, dyqane dhe shtëpi private, ndërsa dëmi mbetet të llogaritet.

Situatën e ka vështirësuar fakti që pjesë e madhe e qytetit nuk kishte rrymë pesë orë. Mbasi që është vendosur furnizimi me energji elektrike, rreth orës 18.30, gjendja pjesërisht është normalizuar.

Nga Enti meteorologjik njoftuan se në 24 orët e fundit në Ulqin ka ra 160 litër shi për metër katror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi