Ulqinakët sot janë kënaqur në diellin e mrekullueshëm të vjeshtës në Plazhin e vogël. Disa dhjetëra turistë dhe vendas nuk e kanë humbur mundësinë të lahen në det, temperatura e të cilit në ora 13 ishte 21 gradë Celsius.Kjo do të thotë që temperatura e ujit ishte vetëm katër stepen më e ultë se temperatura e ajrit.
Kësi lloj kohe, i cili, siç mendojnë meteorologët, është pjesa më e bukur e vitit, do të vazhdojë deri në gjysmë të tetorit.