Për fuqinë e valëve dhe erës të cilët dje dhe mbrëmë bashkërisht kanë vepruar në Ulqin më së miri flasin fotografitë e sotme.
Kështu, për shembull, është prishur një pjesë e Moles së madhe, ku janë të shpërhapura pjesë të mëdha të murit mbrojtës.
Përgjatë tërë Plazhit të vogël dhe të madh është i shtrirë bari nga thellësia e detit, që do të thotë se valët ishin shumë të forta.
Të fuqishëm janë dhe sot, sepse frynë punenti (era perëndimore), i cili edhe më shumë do ta bllokojë Bunën dhe do ta pamundësojë derdhjen e saj në det.
Përndryshe, era ka prishur shumë pisha dhe elektroinstalimin në rrugën e Kripores, të cilët janë larguar nga rruga me aksionin e Shërbimit për mbrojtje dhe shpëtim.
Disa pullaze të shtëpive po ashtu janë dëmtuar.








