Reshjet: GJEKA VIZITON TË RREZIKUARIT

Kryetari  i Komunës se Ulqinit Fatmir Gjeka  i shoqëruar  nga anëtaret  e komisionit  për vlerësimin e dëmeve , vizituan  sot  zonat me te  goditura   nga reshjet. Konkretisht  ata  u ndalen ne  objektet   ne  Bune  ku  reshjet dhe stuhia  kishin shkaktuar dëme  te konsiderueshme materiale.Reshjet e medhaKomisioni  do te përcjellë  me  vëmendje  situatën ne terren dhe  do ti përgjigjet   secilës   thirrje te qytetareve. Kryetari  Gjeka  ka  paralajmëruar qe   vizita do te  zhvillohen edhe  ne  trevën e Anës se Malit , ku po ashtu  ka paralajmërime  për  dëme  te mëdha.RashtishaMbetet qe komisioni  pasi te  beje  vlerësimin e dëmeve   te  shoh mundësinë  qe  ti dale  ne ndihme  familjeve te  rrezikuara , dhe  ti   kompensojë ata   nga   mjetet   e planifikuara   me   buxhet  për situata  emergjente. Mjetet siç tha Kryetari Gjeka , do  ti ndajmë ne mënyrë sa me racionale për te  gjithë ata qe  kane  pasur  dëme.Reshjet ne UlqinPasojat e dëmeve sigurisht  qe do te dihen   me  mire ne ditët  ne vijim por sipas  meteorologëve situata  vazhdon te  jete e ndere .Eksperte te  bujqësisë   thonë se  sasitë e mëdha te  reshjeve  me siguri qe  do te ndikojnë negativisht  ne  kultura te ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…