Në Adriatikun jugor deri në fund të kësaj jave do të qëndrojë mot i mrekullueshëm, ndërsa temperaturat e ajrit do të kalojnë 30 gradë Celsius, njoftuan meteorologët.
Sipas parashikimeve të tyre, nga e hëna vjen periudha me shi dhe rënie e konsiderueshme e temperaturës.
Ato po ashtu theksojnë se në shtator temperatura e ajrit do të jetë për një shkallë më e lartë nga mesatarja.