Prej sot dhe në shtatë ditët e ardhshme në Ulqin, siç mendojnë meteorologët, do të jetë mot kryesisht me diell.
Nga e mërkura deri të premten do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me intervale me diell, derisa për vikend pritet mot kryesisht me diell.
Era e dobët deri në mesatare, nga e enjtja verilindore dhe veriore në forcim, për fundjavë në momente e fortë.
Temperatura e ajrit prej sot deri të dielën në rritje.