Mozhur: ARDOLLIQ LËNDOHET LEHTË GJATË GJUETISË

lovacka-puska-ilustracija-2Axhi Ardolliqi nga Zogajt u lëndua të dielën gjatë gjuetisë në derr të egër, në zonën e shpatit të malit Mozhur.

Sipas informatave jozyrtare, atë me pushkë gjuetie padashur e qëlloi kolegu i tij Lul Tagani. Incidenti ndodhi kur Tagani gjuajti egërsirën dhe me atë rast dy saçma rikoshetuan dhe gërvishtën Ardolliqin.

Gjuetari i lënduar u dërgua në Urgjencë në Ulqin prej ku u transportua për mjekim të mëtejshëm në spitalin e Tivarit dhe nuk është në rrezik për jetën.

Siç mësojmë, Taganin e ndaloi dhe intervistoi policia. (Dan)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi